Se shpejti do te keni mundesi per:

Konsulte video me Specialistet me te mire.

Nje opinion te dyte nga mjeku.

Te krijoni kartelen tuaj online.

  • Decrease font size
  • Default font           size
  • Increase font size
Celuliti: një problem, një mijë “zgjidhje” PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e femrave kanë celulit në një shkallë apo një tjetër. Sipas statistikave, celulit prej më shumë se 85% të femrave që kanë kaluar moshën 18 vjeç, pavarësisht nga trashëgimia dhe etnia (ndonëse popullata kaukaziane dhe aziatike preken nga celuliti më tepër se gratë afrikane).

 

Për ta përkeqësuar edhe më tej situatën, dhjami i depozituar në zonat e prekura nga celuliti metabolizohet me vështirësi dhe nuk ndikohet nga efekti i hormoneve femërore (estrogjene). Ironikisht, pesha nuk përbën problem – edhe femrat me peshë normale, apo tejet elegante kanë probleme me celulitin.

 

Celuliti nuk është aspak problem shëndetësor, sikundër edhe rrudhat. Pavarësisht kësaj, celuliti është kthyer në një shqetësim estetik për pjesën më të madhe të femrave të prekura nga ai. Ky shqetësim “global” ka bërë që tema e celulitit të rrethohet nga jo pak mite dhe keqkuptime.

 

Industria kozmetike dhe estetike ka shfrytëzuar më së miri këtë shqetësim duke e kthyer atë në një prej shënjestrave më të kërkuara prej mijëra produkteve dhe shërbimeve (një pjesë e të cilave jo pak të shtrenjta). Premtimet për efektet e trajtimeve përfshijnë çdo aspekt të celulitit – ato mund të dobësojnë, hollojnë, tonifikojnë dhe eliminojnë pamjen e celulitit.

 

Produktet dhe shërbimet janë po aq të shumëllojshme – përbërës ekzotikë, sfungjerë larës specialë, suplementë bimorë, vitamina, kripëra minerale, shampo trupi, pantallona të gomuara, furça, roller, veshje adezive, locione tonifikuese, stimulantë elektrikë për muskujt, makina vibruese, cizme që shtrëngohen nëpërmjet ajrit, injeksione me hormone dhe enzima, masazhi dhe shumë trajtime të tjera promovohen si trajtime të suksesshme anti-celulit.

 

Nga ana tjetër, kërkimet tregojnë se efikasiteti i pjesës më të madhe të këtyre metodave mbetet minimal. Shpesh studimet që demonstrojnë efikasitetin e metodave të caktuara, sponsorizohen pikërisht prej prodhuesve të produkteve apo metodave të trajtimit. Fatkeqësisht, gjithmonë ekzistojnë klientë për të cilët vetë ideja e të provuarit të një metode të re trajtimi është eksituese. Kjo shfrytëzohet nga një pjesë e industrisë kozmetike për të rritur më tej gamën e shërbimeve dhe produkteve të promovuara si anti-celulit.

 

Në përfundim mund të thuhet se, nga pikëpamja shëndetësore, celuliti nuk përbën problem. Nga ana kozmetike, celuliti përbën ndoshta problemin më të përhapur (së bashku me rrudhat, një problem i cili shfaqet relativisht më vonë në jetë). Mungesa e njohurive të konfirmuara mbi origjinën dhe, aq më pak, mbi metodat e trajtimit kërkojnë prej gjithkujt të jetë i pajisur me njohuritë bazë rreth problemi për të shmangur vendosjen në qendër të një fushate marketingu e cila jo gjithmonë ka si parim drejtsësinë dhe ndershmërinë.

 

 

Shendeti femeror

Gjinekologjia
Gjinekologjia dhe Obstetrika

Lajme shkurt

Perkufizim
Kontraceptive orale ose "pilulat"antikonceptive jane tableta qe merren nga goja dhe pérmbajné hormone {estrogjene dhe progestativè} ne raporte tè ndryshme, te cilat pengojnè mbetjen shtatzanè.
( 2 ) Tipat e ndryshem te KO