Se shpejti do te keni mundesi per:

Konsulte video me Specialistet me te mire.

Nje opinion te dyte nga mjeku.

Te krijoni kartelen tuaj online.

  • Decrease font size
  • Default font           size
  • Increase font size
Celuliti: e vërtetë apo e rreme? PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Celuliti është një çështje e ndërlikuar dhe kontroversiale. Komuniteti kërkimor, mjekët dhe estetistët nuk kanë arritur dot në një konkluzion se ç’përfaqëson celuliti, në se ka trajtime efektive dhe, në se po, cilat janë ato. Të vetmet gjëra të sigurta për celulitin janë: pamja e jashtme dhe fakti se askujt nuk i pëlqen ta ketë. Rreth 85% e femrave pas moshës 18 vjeç manifestojnë celulit në një shkallë apo në një tjetër. Dhjami i depozituar në zonat e prekura nga celuliti është shumë i vështirë për tu metabolizuar, pasi metabolizmi i tij nuk varet as nga hormonet estrogjene (siç ndodh me zonat e tjera ku ka depozitime yndyrash në organizmin femëror.

Me zgjerimin e tregut për produktet anti-celulit, kërkimet dhe përvoja praktike shumëkujt, tregon se efikasiteti i pjesës më të madhe të trajtimeve është i dyshimtë deri inekzistent. Loja e shumë prej prodhuesve të produkteve magjike bazohet tek shpresa deri në dëshpërim e shumë femrave që kanë dëshirë të heqin qafe një problem kozmetik të urryer. Le të shohim disa prej “miteve” që rrethojnë temën e celulitit:

 

Burrat nuk preken nga celuliti

Deri diku kjo është e vërtetë. Burrat kanë një profil hormonal që favorizon depozitimin e dhjamit në zonën e barkut, përkundrej këmbëve dhe zonës gluetale tek femrat. Përveç kësaj, indi nënlëkuror tek femrat ka disa karakteristika që favorizojnë dëmtimin gjatë shtrirjes dhe, rrjedhimisht, edhe krijimin e zonave të celulitit.

 

Konsumi i ujit ndihmon në luftën kudër celulitit

Konsumi i ujit deri në 6-8 gota në ditë ka efekte pozitive për shëndetin dhe është një nga rekomandimet bazë të specialistëve të ushqyerjes së shëndetshme. Gjithsesi, nuk ka kërkime shkencore që të lidhin konsumin e ujit me metabolizmin e yndyrnave, aq më pak me yndyrnat në zonat e prekura nga celuliti.

 

Rritja e depozitimit të ujit në organizëm favorizon celulitin

Praktika tregon se të dy ekstremet – hidratimi i pakët dhe i shtuar i organizmit përkeqësojnë situatën e celulitit. Mekanizmat e saktë nuk dihen pasi qelizat dhjamore kanë një përqindje shumë të ulët të ujit (rreth 10%).

 

Dieta të veçanta ndikojnë tek celuliti

Një dietë e balancuar dhe e shëndetshme ndikon në përmirësimin e gjthë funksioneve të organizmit. Vetë rënia në peshë nuk ka rol përcaktues në celulit pasi celuliti nuk shkaktohet nga mbipesha. Në një pjesë të rasteve, rënia në peshë shoqërohet me hollim të shtresës së indit dhjamor dhe me përmirësim estetik të pamjes së zonave të prekura nga celuliti.

 

Dhjami në zonat e celulitit është i ndryshëm nga dhjami në zona të tjera të organizmit

Ndonëse ka teori të shumta për këtë, pak kërkime kanë arritur ta demonstrojnë një ndryshim të tillë. Pjesa më e madhe e kërkuesve kanë arritur në përfundimin se dhjami i celulitit është thjesht dhjam si në çdo pjesë tjetër të trupit.

 

Ushtrimet mund të ndihmojnë

Në mënyrë të ngjashme me dietën, aktiviteti fizik ndihmon në pothuajse çdo organ apo sistem të trupit. Gjithsesi, nuk ka ushtrime të caktuara që të përmirësojnë elasticitetin apo cilësitë e tjera të lëkurës. Rrjedhimisht, ka pak të ngjarë që ushtrime në mënyrë specifike të ndihmojnë në përmirësimin e aspektit të celulitit.

 

Detoksifikimi i trupi përmirëson celulitin

Tema e detoksifikimit është një nga temat e kohës. Faktet tregojnë se banorët e botës së industrializuar ekspozohen ndaj një agresioni të jashtëzakonshëm të toksinave të ndryshme, e pakrahasuar kjo me asnjë periudhë të mëparshme të zhvillimit të qenies njerëzore. Kërkimet mbi anti-oksidantët dhe efektin e tyre në organizëm konkludojnë se rezultatet e përdorimit të tyre janë të dobishëm për organizmin. Deri në ç’masë kjo ndikon në përmirësimin e celulitit dhe pamjes së zonave të prekura nga celulit, nuk dihet. Kërkimet këtu sikundër në gjithë temën e anti-oksidantëve janë ende në fazat fillestare.

Dr. Apetri

 

 

Shendeti femeror

Gjinekologjia
Gjinekologjia dhe Obstetrika

Lajme shkurt

Perkufizim
Kontraceptive orale ose "pilulat"antikonceptive jane tableta qe merren nga goja dhe pérmbajné hormone {estrogjene dhe progestativè} ne raporte tè ndryshme, te cilat pengojnè mbetjen shtatzanè.
( 2 ) Tipat e ndryshem te KO