Se shpejti do te keni mundesi per:
Konsulte video me Specialistet me te mire.
Nje opinion te dyte nga mjeku.
Te krijoni kartelen tuaj online.



| Efektet anesore te insulines |
|
|
|
Insulina eshte nje medikament qe perdoret per trajtimin e Diabetit te Sheqerit te Tipit 1 dhe, ne raste te caktuara, edhe per trajtimin e Diabetit te Sheqerit te Tipit 2. Ne DSh Tip 1 demtohet pjeserisht apo teresisht aftesia e organizmit per te prodhuar insuline, keshtu qe e vetmja menyre trajtimi eshte injektimi ne qarkullimin e gjakut i sasive te caktuara te insulines ekzogjene (qe vjen nga jashte organizmit). Pavaresisht ne se insulina qe injektohet eshte identike me ate qe prodhon organizmi (kur prodhohet ne laboratoret gjenetike) apo e ngjashme (kur ekstraktohet nga derri ose kali), per nje numer arsyesh mund te manifestohen efekte anesore (nuk flasim per efekte negative) ashtu si ne rastin e administrimit te cdo medikamenti tjeter. Keto efekte ndahen ne efekte lokale qe lidhen me injektimin e vazhdueshem te preparatit dhe sistemike qe jane edhe efektet anesore me te rrezikshme. Efektet lokale te insulines perfshijne skuqje, enjtje, te kruara dhe dhembje te lehte ne vendin e injektimit. Keto efekte varen nga frekuenca e injektimeve ne nje vend te caktuar, nga lloji i ages qe perdoret per injektim dhe tipi i insulines qe perdoret. Efektet sistemike perfshijne reaksionet e renda alergjike qe manifestohen me skuqje te gjeneralizuar te lekures (rashi kutan), urtikarje, te kruara, veshtiresi ne frymemarrje, shtrengim ne gjoks, enjtje e buzeve dhe fytyres dhe dhimbje ne muskuj. Alergjia nga insulina perben urgjence mjeksore dhe duhet kerkuar menjehere ndihme mjeksore e specializuar. Efekte te tjera anesore te raportuara lidhur me perdorimin e insulines jane ndryshimet ne pamje, te dridhurat, konfuzioni, marrje mendsh, pergjumje, ndjenje te fikti, rrahje zemre te shpeshta ose te çrregullta, dhimbje koke, humbje e ndjenjave, ndryshime te humorit, çrregullime te te folurit, enjtje, dridhje, veshtiresi ne frymemarrje, veshtiresi perqendrimi, ndjenje urie e pazakonte, djersitje, dobesi, etj. Pjesa me e madhe e ketyre efekteve lidhen me dozimin e gabuar te insulines, pra kur merret me shume ose me pak insuline se sa eshte e nevojshme duke shkaktuar perkatesisht nivel me te ulet ose me te larte te glukozes (sheqerit) ne gjak. Ne te gjithe rastet e evidentimit te ketyre efekteve anesore duhet kerkuar menjehere ndihme nga mjeku kurues sepse nivelet e larta apo te ulta te glukozes (sheqerit) ne gjak mund te perbejne rrezik jo vetem per shendetin, por edhe per jeten.
|
Perkufizim |