Se shpejti do te keni mundesi per:

Konsulte video me Specialistet me te mire.

Nje opinion te dyte nga mjeku.

Te krijoni kartelen tuaj online.

  • Decrease font size
  • Default font           size
  • Increase font size
Une bart syze dhe lente kam nje dioptri D +4 dhe L +4.5, dua te marr nje mendim nga ju tani jam 25 vjeq do me rritet akoma dioptria dhe a kam mundesi te kryej une pune si psh pune e kirurgut me kete dioptri qe kam PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike
Faleminderit per pyetjen tuaj. Hyperopia juaj eshte jo shqetesuese dhe mbetet brenda parametrave te cilat menaxhohen me sukses nepermjet syzeve, lenteve te kontaktit, ose korrigjimit kirurgjikal (LASIK ose nderhyrje kirurgjikale nepermjet lazerit). Pas moshes 25 vjec me perfundimin e rritjes fiziologjike te organizmit dhe stabilizimit  te fuqise akomoduese te muskulit ciliar nuk pritet rritje e metejshme e numrit.
Gjithsesi duhet te keni parasysh se pas moshes 45 vjec kur te shfaqet fenomeni tjeter fiziologjik i presbiopise, ju do te keni nevoje per nje numer syzesh qe do te rritet progresivisht duke nisur nga +4 deri +7 per te mundesuar pamjen afer. Gjithe kete informacion paksa te zgjatur dhe te hollesishem po jua japim duke patur parasysh qe bashkebisedojme me nje koleg. Si perfundim, mund t'ju qetesojme duke ju thene se numri qe ju keni nuk perben shqetesim as per aktivitetin e tanishem dhe as per ndonje aktivitet te adhshem. Pra ju mund te ndiqni karrieren kirurgjikale ose cdo karriere tjeter brenda profesionit tone pa asnje pengese.
Duke ju uruar suksese ne mesime dhe te beheni nje doktor sa me i mire.
Me respekt
Dr. Erion Dasho
 

Shendeti femeror

Gjinekologjia
Gjinekologjia dhe Obstetrika

Lajme shkurt

Perkufizim
Kontraceptive orale ose "pilulat"antikonceptive jane tableta qe merren nga goja dhe pérmbajné hormone {estrogjene dhe progestativè} ne raporte tè ndryshme, te cilat pengojnè mbetjen shtatzanè.
( 2 ) Tipat e ndryshem te KO