Se shpejti do te keni mundesi per:

Konsulte video me Specialistet me te mire.

Nje opinion te dyte nga mjeku.

Te krijoni kartelen tuaj online.

  • Decrease font size
  • Default font           size
  • Increase font size
Indeksi i pyetjeve dhe pergjigjeve te Dr.shk. Julian Habibaj PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

 

juliJam ne maujin e nente te shtatzanise,mirpo qe 3 dite kom dhimbje te forte ne fund te barkut,isha te mjeku me tha qe ende nuk flitet per lindje..dhimbjet e mija vazhdojn poashtu edhe shpina po me dhemb shum...me shum po ndi dhimbje ne pjesen e poshtme ne form gerqi i kom dhimbjet..se di qka eshte ne pytje,,,te lutem me ndihmoni nese dini diqka..me respekt nga une dafina...mbe sem shpres qe te ma ktheni sa me shpejt pergjigjjen!!

Karakteristika te dhimbjeve te lindjes jane dhimbjet qe shoqerohen me forcim te barkut (tkurrje te mitres) ndonjehere perhapen ne shpine. Ato sa vjine dhe behen me te forta, intervali kohor midis dhimbjeve sa vjen dhe shkurtohet. Dhimbjet sa vijne dhe behen me te rregullta. Dhimbjet e crregullta, pra pa intervale te barabarta midis tyre dhe me intensitet te ndryshem, ose ato qe jane me te rralla se cdo 10 min zakonisht nuk jane dhimbje lindjeje. Te gjitha keto jane shpjegime orientuese dhe jo gjithmone eshte e lehte te percaktohet nese ka filluar aktiviteti i lindjes. E rendesishme eshte qe gjendja te ndiqet ne dinamik dhe te shikohen ndryshimet qe keto dhimbje japin ne qafen e mitres. Nese nuk jane dhimbje lindjeje flitet per dhimbje pergatitore.

 


Ne kohen e mestracioneve kom pas vones gati 2 jav edhe kom bo teste qdo dit mkan dal negative kom bo kontroll mka dal negativ per shtatzani kam pyetje a bon me vnu spiralen n;moshen qe kam un 17 vjeqare..kam nje djal dhe spo du me bo fmi nihere kerkoj nje keshill se si muna me arrij qe edhe njo dy tri vjet mos me pas fmi flm per mirkuptim

Mund te zgjedhesh nje nga format e meposhtme te kontracepsionit:
kontraceptive oral (pilulat)
injeksionet me progesteron depo (nje here ne 3 muaj)
metodat barriere (prezervativi ose kondomat e tjera)
metadat natyrore te kontracepsionit (mos kryerja e maredhenieve ne periudhen me fertile qe eshte ne mesin e ciklit). Kjo metode nuk ka siguri te larte
Personalisht nuk jam per perdorimin e spirales ne rastin tend.


Kam pasur 2 humje shtatzanie brenda 6 muajve te dyja 6 javshe, kam 2 femije dhe jam 32 vjec do te doja me gjith shpirt te dija a mund te ngel shtatzan perseri? doctoret me can thene qe trupi im reagon keq ndaj shtatzanis,


Nuk mund te thuhet qe ju nuk mund te ngeleni shtatzane ose qe nuk mund te mbani nje shtatzani deri ne fund. Megjithate eshte momenti qe te behen disa perpjekje per te zbuluar shkakun e deshtimeve. Shkaqet me te zakonshme mund te jene:

  1. Rastesi (shkak gjenetik) mundesia per 2 aborte rresht eshte 2-5%
  2. Nje infeksion i aparatit gjenital (shume i zakonshem eshte nje infeksion qe merret nga macja dhe qe quhet toxoplasmosa)
  3. Problem hormonal: tiroidet, diabeti e tje
  4. Anomali e uterusit (mitres). LIndjet i keni bere ne peshe?
  5. Problem imunitar
Ju nuk duhet ti humbni shpresat per nje shtatzani te suksesshme.

Jam nje grua e martuar para 5muajsh kam pasur nje abort spontan. gjinekologu me tha se pas 3 muaj mund te kini kontakte te vazhdueshme . tani mua nuk me ka ardhur cikli prej13 ditesh kam shqetesime te ndryshme si me vjen per te vjelle kam shume inkra ne mengjes nuk ndihem mire me flihet kur ngrihem jam sikur me kane rene me dru. a mund te jem shtatzane faleminderit

Shume prej shqetesimeve tuaja jane te ngjashme me ato te grave shtatzane. Beni nje test shtatzanie per t'u sigurar. Blini ne farmaci nje test shtatzanie dhe veproni sipas instruksioneve

Gjate periudhes se shatetzanise udhetimet a ndikojne ne obortin e pa deshiruar?

Si rregull udhetimet nuk ndikojne ne fatin e shtatzanise. Nuk ka studime qe te mbeshtesin faktin qe udhetimet mund te shkaktojne abort.
Per me shume informacion regjistrohu ne:
http://www.gynendoscopy.com/content/view/212/9/

Ju lutem mund te me tregoni nese analizat e urines tregojne nese kam kryer marredhenie seksuale apo jo....ju lutem kerkoj nje pergjigje sa me shpejt.

Nuk kuptohet ne analizen e urines. Perjashto rastet nese ju keni kryer maredhenie dhe keni mare ndonje infeksion te rralle qe transemetohet ne rruge seksuale dhe qe dallohet ne urine. Por qe praktikisht mundesia eshte shume e vogel gati zero.

Kam qrregullim te menstruacioneve.Perkatesisht me kan thene se kam Polip.
Ju falenderoj shum nese me ndihmoni rreth kesaj qeshtjeje.
Dy muaj kam pasur vonim te menstruacioneve ndersa pas dy muajve jam me to rreth 16 dite. Jam 44 vjec. Nuk kam pasur asnje qrregullim me par perpos para nje viti ,kam pasur vones 2 muaj por gjat tere vitit deri tash i kam pasur te rregullta.

Polipi mund te jete prezent ne 10 perqind te grave te kesaj moshe. Shpesh ai mund te jete asimptomatik (pa shenja). Ose mund te jape hemorragji. Nese eshte polipi shkaku i hemorragjise duhet ta hiqni. Metoda me e mire per heqjen e polipit eshte hysteroskopia. Nese mjeku juaj nuk ka mundesi te kryej nderhyrje hysteroskopike mund te me kontaktoni perseri.

Bashkeshortja ime eshte ne javen e 32 te shtatzanise. mirepo ka thujse 2 jave ka filluar ti dhemb vagina kur e leviz kemben e majte, gjinikologja i ka then se bebja e ka poziten pak si poshte prandaj ndien dhimbje dhe se duhet te pushoje( mirepo nja dy here i ka dal nje sekret ngjyre kafeje shume pake thujse 2 pika,
Pres pergjigje nga ju edhe ndonje keshille per javet qe i kan mbet dhe ushqimet qe duhet ti kosumoje me teper.

Tani pesha e kokes se bebit mbi muret e bacinit fshikezen e urine si edhe presioni mbi shpine mund te shkaktoje nje shqetesim te ngjashem si ai i gruas suaj. Sidomos nese ajo eshte lodhur shume kohet e fundit dhe ka qendruar gjate ne kembe. Pak pushim do ti bente mire gruas suaj. Shenjat e alarmit per nje lindje parakohe do te ishin:
dhimbje te pakten cdo 10 min dhe qe shoqerohen me forcim te barku (kontraktim te mitres). 2 javet ne vazhdim jane me delikatet pasi pas javes se 34 shancet per te jetuar te bebit jane mbi 95%. Persa i perket ushqimit nuk ka ndonje keshille speciale. Ushqimi duhet te jete sa me i larmishem (fruta, perime, peshk) dhe i bollshem me kalori. Ndonje analize gjaku per ndonje anemi nuk do ishte keq, po ashtu nje analize urine per te kapur ndonje albuminuri.
Mos hezitoni nese keni ndonje pyetje tjeter. Nese keni deshir mund te regjisroheni per me shume informacion tek TekstBebi
http://gynendoscopy.com/content/view/212/9/
ose
http://mjekesia.com/index.php/component/jforms/2/60

Doja te dija mbi kontraceptivet me injeksion, a mund te perdoren nga cdokush apo eshte nje kategori femrash qe lejohet?
SI psh, femra qe sduhet te ken shtatzani per 3muaj?!
Di qe jan dy lloje kontraceptivesh me injeksion,qe perdoret 1here ne muaj dhe 1here ne 3muaj, ku eshte ndryshimi..ne sensin pse duhet perdorur njera dhe jo tjetra?
Dhe kostot ne fund..cfare kostosh kan k. me injeksion ne krahasim me pilulat, dhe a eshte e domosdoshme te behet gjithmon nga mjeku ne klinike?

Po i pergjigjem shkurtimisht pyetjes suaj. Kontraceptivet me injeksion mund ti besh falas ne nje nga qendrat e planifikimit familjar. Ne keto qendra eshte e disponueshme forma 1 here ne 3 muaj. Dy karakteristikat me te rendesishme te ketij kontraceptivi jane:
  1. Mundet te crregullohen periodat, zakonisht vijne me rralle dhe pas nje kohe te gjate perdorimi edhe mund te mos vijne fare.
  2. rikthyeshmeria e aftesise per te ngelur shtatzane nuk eshte e menjehereshme, dmth nese vendos te ngelesh shtatzane mund te duhet kohe edhe pse e ke nderprere marrjen e injeksioneve.

Nese me jepni disa te dhene mund tu beja ndonje sugjerim pasi ka shume lloje kontraceptivesh. Psh doja te dija nese keni femije dhe sa keni? Sa vjec jeni. Nese jeni mbipeshe ose e keni problem peshen trupore? Nese jeni tip i kujdesshem dhe i rregullt ne marrjen e nje medikamenti? Nese kontracepsioni qe doni duhet te jete i perkohshem apo i perhershem?

Shenjat e para te shtatezanise. Me duket se kam ngelur shtatezene se kam kruarje vaginale,me dhemb stomaku dhe oreks per buke nuk kam, me flihet gjume e sdi te cohem ne mengjes. Te lutem me ndihmoni po patet mundsi. A kam ngelur shtatezene apo jo. Po pres nje pergjigje.

Megjithese pjesa me e madhe e shenjave qe ju permendni jane tipike per nje shtatzani, ato asnjehere ato nuk te japin sigurine e mjaftueshme per te thene nese ju jeni shtatzane apo jo. Nese periodat te jane vonuar disa dite (sikur edhe 2 ose 3 dite) blini ne farmaci nje test shtatzanie dhe beheni ate. Nese ende nuk ka ardhur dita e periodave dhe jeni shume kurioze ta dini shpejt nese jeni apo jo shtatzane, atehere drejtohuni ne nje laborator privat ose ne maternitet dhe beni analizen "beta-HCG".
Mos hezitoni te na kontaktoni nese keni pyetje ne te ardhmen.


 

 

 

 


 

Shendeti femeror

Gjinekologjia
Gjinekologjia dhe Obstetrika

Lajme shkurt

Myoma uteri eshte tumori me i shpeshte i organeve gjenitale femerore. Pas moshes 35 vjec haset ne 20% te grave. Etiopatogjeneza e ketyre tumoreve eshte ende e paqarte. Rritja e myomave varet shume nga niveli i estrogjenit. Rrjedhimisht keto tumore zhvillohen ne moshen riprodhuese. Jo cdo myom e zbuluar ekografikisht duhet te hiqet.