Prinderimi
Depresioni postpartum: Sa zgjat dhe si luftohet?
- Gjendja psikologjike pas lindjes
- Depresioni postpartum
- Kohezgjatja PPD
- Ndikimi
- I rrezikshem
- Perdorimi i medikamenteve
Depresioni Postpartum pas shtatëzanisë
Nëse shtatzënia është emocionale, atëherë periudha pas lindjes është akoma më shumë emocionale, shpesh e mbushur me më shumë ndryshime të humorit qe ndryshe njihet si depresioni postpartum. Të shoqëruara me të qara dhe nervozizëm si dhe me përjetimin e Depresionit postpartum. Kjo jo vetëm sepse lindja shkakton disa çrregullime hormonale në trupin tuaj, por-edhe sepse po përballeni me ardhjen në jetë të një njeriu të ri në jetën tuaj.
E gjithë kjo përmbysje fillimisht mund të çojë në më shumë ndjenja trishtimi, stresi dhe ankthi, sesa gëzimi dhe ngazëllimi. Shumë njerëz i përjetojnë këto shenja si një pjesë normale e shërimit pas lindjes , por ato zakonisht largohen 1-2 javë pas lindjes.
Megjithatë, nënat e reja që ende luftojnë përtej kalimit të 2 javëve, mund të kenë depresion pas lindjes (PPD). I cili karakterizohet nga simptoma më të rënda që zgjasin shumë më gjatë se faza e rikuperimit nga lindja
Depresioni pas lindjes mund të zgjasë me muaj apo edhe vite nëse nuk trajtohet.
Këtu keni gjithçka që duhet të dini, sa kohë zgjat PPD dhe çfarë mund të bëni për t’u ndier më mire sa më shpejt të jetë e mundur.
Çfarë është depresioni Postpartum?
Depresioni pas lindjes, ose PPD, është një formë e depresionit klinik që fillon pas lindjes së një fëmije. Simptomat e zakonshme përfshijnë:
- humbja e oreksit
- të qara të tepërta ose lodhje
- vështirësi në lidhjen me foshnjën tuaj
- shqetësim dhe pagjumësi
- ankthi dhe sulmet e panikut
- ndjenja e mbingarkesës,zemërimit dhe turpit
Askush nuk e di me siguri se çfarë e shkakton PPD, por si çdo lloj tjetër depresioni, besohet se ndikojnë faktorë të ndryshëm.
Periudha pas lindjes është një kohë veçanërisht delikate, gjatë së cilës shumë nga shkaqet e zakonshme të depresionit klinik, të tilla si ndryshimet biologjike, stresi ekstrem dhe ndryshimet kryesore të jetës, ndodhin të gjitha në të njëjtën kohë.
Për shembull, çfarë ndodh me trupin tuaj pas lindjes:
- Mungesa e gjumit
- Trupi juaj po përballet me luhatjet kryesore të hormoneve
- Jeni duke u shëruar fizikisht nga lindja, e cila mund të ketë përfshirë ndërhyrje mjekësore ose kirurgji
- Keni përgjegjësi të reja dhe sfiduese
- Ju mund të zhgënjeheni nga lindja juaj
- Mund të ndiheni të izoluar, të vetmuar dhe të hutuar
Depresioni pas lindjes: Jo vetëm për prindërit me foshnja
Vlen të kujtohet se “pas lindjes” në thelb do të thotë të kthehesh në gjendjen e mëparshme. Pra, ata që kanë pasur një abort mund të përjetojnë gjithashtu shumë nga efektet mendore dhe fizike të të qenit në periudhën pas lindjes, përfshirë PPD.Për më tepër, partnerët meshkuj gjithashtu mund të diagnostikohen me të. Edhe pse ata nuk mund të përjetojnë ndryshimet fizike të shkaktuara nga lindja, përjetojnë shumë nga ato të stilit të jetës. Sipas një analize të kryer në 2010 rreth 10 përqind e baballarëve janë diagnostikuar me PPD, veçanërisht midis 3 dhe 6 muaj pas lindjes.
Kur fillon depresioni Postpartum
PPD mund të fillojë sapo të lindni, por ndoshta nuk do ta kuptoni menjëherë pasi konsiderohet normale të ndiheni të trishtuara. Te gjitha femrat jane te rraskapitura pas lindjes së foshnjës. Mund të mos jenë dy javët e para koha kur kuptoni se diçka serioze po ndodh.Periudha pas lindjes në përgjithësi përfshin 4-6 javët e para pas lindjes, dhe shumë raste të PPD fillojnë gjatë kësaj kohe. Por PPD, gjithashtu mund të zhvillohet gjatë shtatzënisë dhe deri në 1 vit pas lindjes. Mos i nënvlerësoni ndjesitë tuaja nëse ato ndodhin jashtë periudhës tipike të paslindjes.
Sa zgjat depresioni postpartum?
Për shkak se depresioni postpartum mund të shfaqet diku nga disa javë deri në 12 muaj pas lindjes, nuk ka një kohëzgjatje mesatare për sa vazhdon. Një përmbledhje e studimeve e vitit 2014, ka dalë në përfundimin që simptomat e PPD përmirësohen me kalimin e kohës.Thënë kjo, në të njëjtin rishikim, ishte e qartë se shumë pjesëmarrës ende vuanin nga simptomat e PPD edhe përtej 6-mujorit.
30 përqind rezultuan se kishin simptoma depresioni postpartum 1 vit pas lindjes. Pak më pak se gjysma e njerëzve të studiuar ende raportonin simptoma depresive 3 vjet pas lindjes.
Nëse po pyet veten pse po zgjat më shumë se zakonisht, lexo më poshtëꓽ
Afati kohor për PPD është i ndryshëm për të gjithë. Nëse keni faktorë të caktuar rreziku, mund të gjeni që PPD juaj të zgjasë më gjatë edhe pse po trajtoheni. Ashpërsia e simptomave tuaja dhe sa kohë keni pasur simptoma para fillimit të trajtimit mund të ndikojnë në kohëzgjatjen e depresionit.
Faktorët e rrezikut përfshijnë:
- Një histori depresioni ose sëmundje të tjera mendore dhe stresi
- Vështirësi në ushqyerjen me gji
- Një shtatzëni ose lindje e komplikuar
- Mungesa e mbështetjes nga partneri juaj ose anëtarët e familjes dhe miqtë
- Ndryshime të tjera të mëdha të jetës që ndodhin gjatë periudhës pas lindjes, si humbja e punës
- Një histori e PPD pas një shtatëzënie të mëparshme
Nuk ka asnjë formulë për të përcaktuar se kush do të përjetojë PPD dhe kush jo, ose sa kohë do të zgjasë. Por me trajtimin e duhur, veçanërisht kur merret herët, mund të gjeni lehtësim edhe nëse keni një nga këta faktorë rreziku.
Si ndikon depresioni në jetën tuaj
Ju tashmë e dini që PPD po ju shkakton disa simptoma të vështira, dhe për fat të keq, mund të ndikojë gjithashtu në marrëdhëniet tuaja. Por kjo nuk ka të bëjë me ju. Kjo është një arsye e mirë për të marrë trajtim dhe për të shkurtuar kohëzgjatjen e depresionit.
Kërkimi i ndihmës është i mirë si për ju ashtu edhe për marrëdhëniet tuaja, përfshirë ato me:
Partnerin tuaj. Nëse jeni izoluar, marrëdhënia juaj me partnerin tuaj mund të ndikohet. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), kur një person ka PPD, partneri i tyre ka dy herë më shumë gjasa për ta zhvilluar atë , gjithashtu.
Familja dhe miqtë tuaj. Të dashurit e tjerë mund të dyshojnë se diçka nuk është në rregull ose të vërejnë se nuk jeni duke u sjellë njesoj. Ata mund të mos dinë si t’ju ndihmojnë ose komunikojnë me ju. Kjo distancë mund të shkaktojë ndjenja të vetmisë.
Fëmijët e tu. PPD mund të ndikojë në marrëdhënien tuaj në rritjen e fëmijëve . Përveç ndikimit në mënyrën se si kujdeseni fizikisht për fëmijën tuaj, PPD mund të ndikojë në marrëdhënien me fëmijën tuaj pas lindjes. Gjithashtu mund të dëmtojë marrëdhëniet tuaja ekzistuese me fëmijët më të mëdhenj.
Disa studiues madje besojnë se PPD mund të ketë efekte afatgjata në zhvillimin shoqëror dhe emocional të fëmijës. Sipas një studimi në vitin 2018 rezultoi se fëmijët pjesëmarrës në studim prindërit e të cilëve kishin kaluar postparstum kishin më shumë gjasa te shfaqnin depression në adoleshencë.
Kur duhet të kontaktoni me mjekun
Nëse nuk ndiheni më mirë 2 javë pas lindjes, kontaktoni mjekun tuaj. Edhe nëse depresioni postpartum shfaqet nga java e gjashtë pas lindjes mos prisni kaq gjatë. Trajtimi do të marrë më shumë kohë dhe do të jetë më i vështirë. Pas 2 javësh, nëse akoma po përjetoni ndjenja të forta, ndoshta nuk është thjesht faza e zakonshme pas lindjes. Në një farë mënyre, ky është një lajm i mire. Do të thotë që ju mund të bëni diçka për mënyrën se si ndiheni. Nuk keni nevojë të prisni deri në shfaqjen e plotë të depresionit.
Kur kërkoni ndihmë, jini sa më të sinqertë. Ne e dimë se është e vështirë të flasësh për emocionet negative që lidhen me prindërimin dhe mund të jetë e frikshme të zbulosh sa shumë po lufton. Sidoqoftë, sa më i hapur të jeni për PPD -në tuaj, aq më mire dhe më shpejtë mjeku do të jetë në gjendje tju ndihmojë.
Nuk është faji juaj
Mos harroni, ju nuk jeni fajtor për PPD . Mjeku nuk do të mendojë se jeni një prind “i keq” ose i dobët nese vuani nga depresioni postpartum. Duhet forcë për të kërkuar ndihmë dhe kjo ëhtë një tregues i vlerësimit dhe dashurisë për familjen.
Si kalohet depresioni postpartum
Për këtë duhet ndihma e mjekut. Një nënë nuk mund te dali nga depresioni postpartum e vetme, pa shqetësim,prandaj është e nevojshme të konsultohet dhe të ndiqet nga një mjek. Ndër të tjera ju duhet të keni kontrolle të vazhdueshme të shëndetit mendor. Marrja e shpejtë e ndihmës do tju ndihmojë të dilni sa më parë nga kjo situatë. Ka disa opsione për trajtimin e tij. Ekzistojnë gjithashtu ndryshime në stilin e jetës që mund ta bëjnë shërimin një proces më të shpejtë. Mos u ndalni derisa të gjeni një kombinim trajtimesh që funksionojnë për ju. Lehtësimi nga PPD është i mundur me ndërhyrjet e duhura.
Ilacet kundër depresionit
Mjeku mund të përshkruajë një frenues selektiv të rimarrjes së serotoninës (SSRI), për të trajtuar depresionin. Ekzistojnë disa SSRI në dispozicion. Mjeku sugjeron atë që është më e mira për individin edhe në varësi të studimit të situatës.Ai merr parasysh që të ketë sa më pak mundësi për efekte anësore. Ndër të tjera me rëndësi është që mjekut ti bëhet me dije nëse jeni duke e ushqyer fëmijën me qumësht gjiri,Në këtë mënyrë do ti duhet edhe të përshtasë medikamentin.
Këshillim. Terapia njohëse e sjelljes (CBT) është një strategji e vijës së parë për trajtimin e depresionit postpartum, përfshirë simptomat e PPD.
Terapi në grup. Mund të jetë e dobishme për ju që të ndani përvojat tuaja me prindërit e tjerë që kanë pasur PPD. Gjetja e një grupi mbështetës , personalisht ose në internet, mund të jetë i vlefshëm.
Shumica e rasteve të PPD zgjasin për disa muaj. Depresioni prek të gjithë trupin e femrës dhe jo vetëm trurin si dhe kërkon kohë që të riktheheni në gjendjen e mëparshme. Komunikimi me partnerin është një nga sjelljet më të mira për ta lënë pas depresionin. Ndër të tjera edhe nëse nuk e keni një partner kërkoni ndihmën e miqve dhe familjarëve. Aq me teper nese mendoni që depresioni postpartum po ndikon në marrëdhënien me fëmijën tuaj.