Surrogacia
Surrogacia

Surrogacia

Surrogacia si koncept-ç’do të mund të kishin të përbashkët Kim Kardashian, Sarah Jessica Parker, Neil Patrick dhe Jimy Fallon, veç faktit që janë të famshëm natyrisht!?

Por, është diçka tjerër që i lidh në një pikë, pasi këto të famshme kanë zgjedhur surrogacinë për të shtuar familjen e tyre.

Njerëzimi përparon njëkohësisht me teknologjinë dhe siç e dime, shkenca ka arritur të zbulojë shumë mënyra të reja që mund ti japin kënaqësinë e prindërimit shumë njerëzve. Çdo herë e më shumë surrogacia po bëhet një praktikë e njohur dhe e përhapur. Edhe pse dëgjohet shpesh të aplikohet nga personazhe të famshme, më poshte do t’ju informojmë në lidhje me çfarë është , si ndodh procesi dhe cilat janë kostot.

Pse të zgjidhni surrogacinë?

Jeta kalon në një proces të njejtë, njeh partnerin e jetës e në një moment të caktuar të saj lind padyshim dëshira për të patur një trashëgimtar. Por jo të gjitha çiftet e kanë fatin e mirë të bëhen prindër thjesht dhe shpejt. Në një rast të tillë nevojitet një mënyrë për ta zgjidhur këtë problem. Surrogacia mund të ndihmojë nga 12 deri në 15% në zgjidhjen e rasteve të inferlitetit apo të prindërve të tjerë që për rrethana të tjera biologjike nuk kanë mundur të kenë fëmijë.

Ka disa arsye pse njerëzit mendojne se surrogacia eshte zgjidhja

Për shumë arsye shëndetësore femrat nuk mund të përjetojnë ndjesine qe jep shtatzenia.

Abortet e përsëritura dhe inferliteti ndikojnë për ta bërë më të vështirë prindërimin.

Ndër të tjera ciftet homoseksuale dëshirojnë të kenë fëmijë,kështu që kryejnë surrogacinë.

Beqarët që duan të kënë një fëmijë biologjik zgjedhin këtë mënyrë.

Surrogacia
Surrogacia

Llojet e surrogacisë

Termi “surrogate” në përgjithësi përdoret për të përshkruar disa skenarë të ndryshëm.

Një bartëse gestacionale mbart një shtatzëni për një individ ose çift duke përdorur një vezë që nuk është e saj. Veza mund të vijë nga nëna biologjike ose nga një dhuruese. Po ashtu, spermatozoidi mund ti përkasë babait biologjik ose një dhuruesi. Shtatzenia arrihet përmes fekondimit in vitro (IVF).

Një zëvendësuese tradicionale dhuron vezën e saj dhe mbart një shtatzëni për një individ ose çift. Shtatzënia zakonisht arrihet përmes inseminimit intrauterin (IUI) me spermë nga babai biologjik. Gjithashtu mund të përdoret spermatozoidi  i një dhuruesi në rastet e infertilitetit.

Sipas agjensisë ‶Suorthen Sorrogacy‶, bartësit e gestacionit tani janë më të zakonshëm se zëvendësuesit tradicionalë. Por, pse ndodh  kjo? Meqenëse një nënë surrogate tradicionale dhuron vezën e saj, ajo është teknikisht edhe nëna biologjike e fëmijës.

Por, pavarësisht se kjo mund të sjellë në plotësimin e dëshirës së një apo dy individëve për t’u bërë prindër, nuk përjashtohet mundësia e problemeve ligjore apo emocionale. Ne sajë të këtyre të fundit disa shtete e kanë ndaluar me ligj surrogacinë tradicionale.

Si të gjeni një bartës për shtatëzaninë tuaj?

Shpeshherë pjesa më e madhe drejtohen tek një i afërm apo familjar që do të jetë i gatshëm të mbartë fëmijën e tyre. Ndërkohë në pamundësi të kësaj, të tjerë i drejtohen Agjensive të Surrogacisë. Agjensitë së pari kontrollojnë kandidatët për t’u siguruar që i plotësojnë kriteret që lidhen me procesin. Pastaj ata përputhen me dëshirat/nevojat e individëve që kanë bërë kërkesën për të gjetur mundësinë më të mirë.

 (SEEDS)  është shoqata jo fitimprurëse e krijuar posaçërisht për të shqyrtuar çështjet etike  dhe gjithçka që ka të bëjë me procesin e dhurimit apo mbjelljes së vezëve.

Por padyshim që ka disa kritere që një surrogate duhet të plotësojë,të cilat po i përmendim më poshtëꓽ

  • Mosha

 Kandidatët duhet të jenë midis moshës 21 dhe 45 vjeç.

  • Historiku i riprodhimit

Ata gjithashtu duhet të kenë kryer të paktën një shtatzëni,pa komplikacione, por, të kenë më pak se pesë lindje vaginale dhe më pak se dy lindje  çezariane.

  • Stili i jetesës

Surrogatët duhet të jetojnë në një mjedis familjar dhe të kenë një jetesë të shëndetshme.

  • Testet

 Ndër të tjera, bartësit duhet të kalojnë një kontroll të plotë të shëndetit mendor dhe atij fizik ,si dhe të bëjnë teste për sëmundje të mundshme seksualisht të transmetueshme.

Ndër të tjera edhe prindërit duhet të plotësojnë disa kërkesaꓽ

Sigurimi i historikut të plotë shëndetësor

  • Kryerja e testeve  fizike për tu siguruar që ata mund të kalojnë me sukses ciklet e rikuperimit të fekondimit in vitro
  • Shqyrtimi për infeksione
  • Testimi për sëmundje të caktuara gjenetike që mund t’i  trashëgohen fëmijës.

Po ashtu një pikë e rëndësishme është edhe analizimi dhe këshillimi sa i përket shëndetit mendor për ti përgatitur për gjithë procesin.

Si realizohet surrogacia?

Pas gjetjes së një bartësi, arritja e shtatzënisë ndryshon në varësi të tij.

Me mbjelljen e vezës, procesi ndodh si më poshtë:

Zgjidhet një bartës, zakonisht përmes një agjensie.

  • Krijohet një kontratë ligjore dhe bëhet rishikimi i saj.
  • Kryhet procesi i marrjes së vezëve nga nëna apo nga një dhuruese, i njëjti proçes ndodh edhe me spermën e cila mund të jepet nga babai apo nga një dhurues.
  • Transferohet embrioni tek bartësi i gestacionit dhe më pas,nëse realizohet shtatëzania, ndiqet hap pas hapi. Nëse nuk funksionon, prindërit  dhe surrogati mund të ndjekin një cikël tjetër IVF.
  • Kur fëmija lind prindërit marrin kujdestarinë e plotë të tij, ashtu sikur e përcakton kontrata ligjore e firmosur paraprakisht.

Cilat janë kostot e këtij procesi?

Kostot vendosen në varësi të vendit ku jetoni. Surrogacia ka kosto qe mund të arrijnë vlerën diku midis 90,000 dhe 130,000 dollarë duke përfshirë, kostot e kujdesit shëndetësor, tarifat ligjore dhe situata të tjera që mund të lindin.

Prindërit e ardhshëm gjithashtu paguajnë rreth 1.000 dollarë për shqyrtimet e shëndetit mendor për veten dhe mbartësin. Kontrollet e historisë kriminale për të dyja palët kushton midis $ 100 dhe $ 400. Shqyrtimet mjekësore varen nga rekomandimet e klinikës IVF.

Shpenzimet ligjore

Në fakt ka mjaft tarifa ligjore të përfshira, që nga hartimi dhe rishikimi i një kontrate zëvendësimi (2,500 dollarë dhe 1,000 dollarë, respektivisht) ,4,000 deri në 7,000 dollarë për të menaxhuar llogarinë e besimit. Shuma e përgjithshme  është diku midis $ 8,750 deri në $ 11,750.

Shpenzime të tjera

Vlera ndryshon sipas klinikës dhe agjencisë. Si shembull, West Coast Surrogacy rekomandon këshillimin psikologjik për prindërit e tij dhe surrogatët me 90 minuta në muaj. Në total, këto sesione mund të kushtojnë 2,500 dollarë.

Kostot e tjera  përfshijnë sigurimin shëndetësor të mbartësit (25,000 dollarë), sigurimin e jetës (500 dollarë) dhe qëndrimet në hotel/tarifat e udhëtimit të lidhura me ciklet IVF (1,500 dollarë). Prindërit gjithashtu mund të bëjnë verifikimin e sigurimit shëndetësor privat (275 dollarë).

Përsëri, ka situata të tjera të ndryshme, si ilaçet IVF dhe monitorimi ose humbja e pagave për shkak të komplikimeve të shtatzënisë, që mund të shtohen në kosto.

Kostot për surrogatët tradicionalë

Kostot  mund të jenë më të ulëta për zëvendësimin tradicional sepse nuk ka IVF të përfshirë. Kostoja e IUI është më e vogël dhe përfshin  më pak procedura mjekësore.

A mbulon sigurimi shëndetësor ndonjë kosto?

Në pjesën më të madhe të rasteve jo, por është e ndërlikuar. Sipas agjencisë ConceiveAbilities, rreth 30 përqind e planeve të sigurimit shëndetësor përfshijnë një pjesë të hartimit që specifikisht thotë se nuk do të mbulojë shpenzimet e një gruaje për këtë proces. Rreth 5 përqind sigurojnë mbulim, por 65 përqind të tjerë janë pak të dyshimtë për këtë çështje.

E thënë në pak fjalë ka shumë procedura se si ndodh shtatzenia

Shumica e agjencive ndihmojnë në rishikimin e  planit të sigurimit shëndetësor të surrogatit për të përcaktuar mbulimin. Ata gjithashtu mund të rekomandojnë blerjen e  sigurimeve të jashtme për mbartësin,duke përdorur programe gjithëpërfshirëse se si sigurohet surrogacia përmes agjencive si Neë Life ose ART Risk Solutions.

Çështje juridike që duhen marrë parasysh

Nuk ka ndonjë ligj ekzakt qe ndikon ligjerisht tek surrogacia dhe zgjedhja e saj. Në vend të kësaj, ligjet që zbatohen varen nga shteti në të cilin jetoni. Çështjet ligjore mund të lindin kur njëri prind lidhet biologjikisht me një fëmijë dhe tjetri nuk është.

Surrogati tradicional, kur surrogati është gjithashtu nëna biologjike, mund të jetë veçanërisht e komplikuar. Ndër të tjera, mund t’ju duhet të siguroni atë që quhet urdhër para lindjes për t’u regjistruar si prind në certifikatën e lindjes, kur fëmija të vijë në jetë. Disa shtete mund të mos e lejojnë këtë, edhe nëse nuk kanë ligje kundër surrogacisë tradicionale. Kjo do të thotë që prindërve  jo-biologjikë mund t’u duhet të kalojnë procedura birësimi.

Surrogacia dhe ndodhi te papritura

Kur planifikoni këtë proces, gjithçka mund të duket  e drejtpërdrejtë. Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se si me shumicën e gjërave në jetë, ka mundësi të ndodhin gjëra të paparashikuara.

IVF ose IUI nuk janë garanci e shtatzënisë. Pra ndonjehere surrogacia nuk funsionon menjehere.Ndonjëherë këto procedura nuk funksionojnë as në përpjekjet e para apo edhe të mëvonshme. Ju mund të keni nevojë për disa cikle për të arritur shtatzëninë.

  • Një konsideratë tjetër është se edhe nëse ndodh shtatzenia, abortet janë të mundshme.
  • Ashtu si me rrugën tradicionale të shtatzënisë, ka gjithmonë një shans për probleme shëndetësore të foshnjës ose komplikime gjatë lindjes.
  • Shtatzenia me IVF dhe IUI mund të rezultojë në  binjakë ose trinjakë në disa raste.
  • Pavarësisht se  vlerësimet psikologjike janë pjesë e procesit , ato nuk mund të garantojnë që mbartësit nuk do të përfshihen në sjellje që mund të konsiderohen të rrezikshme.

Informacion i nevojshëm për ato që mendojnë të bëhen surrogate

Ka një sërë faktorësh që mund ta shtyjnë një femër të bëhet nëna surrogate e një fëmije. Por dy nga arsyet kryesore janë paratë ose thjesht kënaqësia që i jep dy njerëzve për të përjetuar ndjesinë e prindërimit.

Sidoqoftë, surrogacia është një vendim i madh. Agjencia e Pranimeve Familjare përshkruan disa gjëra që duhen marrë parasysh para se të aplikoni për të qenë surrogate.

Ju do të duhet të plotësoni të gjitha kërkesat minimale,përfshirë ato në lidhje me moshën, gjendjen shëndetësore, historinë riprodhuese dhe statusin psikologjik.

  • Pavarësisht se është trupi juaj ajo që ndodh gjatë shtatëzanisë nuk është në dorën tuaj. Kjo përfshin përshembull testimin që prindërit e fëmijës duan ti nënshtroheni.
  • Duhet të jeni plotësisht e bindur për këtë vendim dhe të mendoni që mund të ketë komplikacione që mund të shkaktojnë probleme në pjellorinë tuaj.
  • Këshillimi me partnerin dhe familjen, si dhe marrja e dakortësisë së tyre është tepër e rëndësishme.

Gjithmonë e më shumë njerëzit po zgjedhin këtë rrugë sepse pavarësisht gjithë risqeve, surrogacia është një proces i mrekullueshëm.