Proplis Blete

Çfarë është propolis blete ?

A e dini se propolis blete prodhohet nga bletët?  Bletët nuk prodhojnë vetëm mjaltë. Gjithashtu, prodhojnë një përbërje, të quajtur propolis, nga lëngu i bimëve halore ose bimëve me gjelbërim të përhershëm. Kur ato kombinojnë lëngun me shkarkimet dhe dyllin e tyre, ato krijojnë një produkt ngjitës, kafe në të gjelbër që përdoret si një shtresë për të ndërtuar kosheret e tyre.  Ky quhet Propolis blete.

Mijëra vite më parë, qytetërimet e lashta e përdorën propolisin për veçoritë e tij mjekësore. Grekët e përdorën atë për të kuruar infeksionet në lëkurë. Asirianët e vendosnin mbi plagë dhe tumore për të luftuar infeksionin dhe për të ndihmuar në proçesin e shërimit. Egjiptianët e përdorën për balsamimin e mumjeve.

Përbërja e propolisit mund të ndryshojë në varësi të vend-ndodhjes së bletës dhe qasjes së saj në lule dhe pemë të ndryshme. Përshembull, propolisi nga Europa nuk mund të ketë të njëjtën përbërje kimike si propolisi nga Brazili. Kjo mund të vështirësojë punën e studiuesve në arritjen e përfundimeve të përgjithshme në lidhje me përfitimet shëndetësore të tij.

Përbërjet shëruese brenda Propolis blete

Studiuesit kanë identifikuar më shumë se 300 përbërje brenda propolisit. Shumica e këtyre përbërjeve janë forma të polifenoleve. Polifenolët janë anti-oksidantë që luftojnë sëmundjet dhe dëmtimet në trup. Propolisi, veçanërisht, përmban polifenole të quajtura flavonoide. Flavonoidët prodhohen në bimë si një mbulesë mbrojtëse. Ato, zakonisht, gjenden në ushqime që mendohet të kenë veti anti-oksiduese, duke përfshirë:

  • Frutat
  • Çajin Jeshil
  • Perimet
  • Verën e Kuqe

Çfarë thotë studimi rreth propolis blete?

Propolis blete mendohet të ketë veti antibakteriale, antivirale, antifungale dhe anti-inflamatore.  Por, kërkimi shkencor mbi propolisin është i kufizuar. Shkencëtarët nuk kanë një “Pse” të sigurt, por produkti i bletës duket që siguron mbrojtje nga disa baktere, viruse dhe kërpudha.

Plagët

Propolis blete ka një përbërje të veçantë të quajtur Pinocembrin, një flanovoid që vepron si antifungal. Këto veti anti-inflamatore dhe antimikrobike e bëjnë propolisin të dobishëm në shërimin e plagëve. Një nga studimet zbuloi se propolisi mund të ndihmojë në shërimin e njerëzve me djegie traumatike, duke përshpejtuar rritjen e qelizave të shëndetshme.

Një burim tjetër i besuar zbuloi se një pjesë alkolike e propolisit ishte më e efektshme se një krem steroid në zvoglimin e qelizave direkte në plagët e operacionit oral. Qelizat direkte janë të lidhura me inflamacionin dhe shërimin e ngadaltë të plagës.

Plagët e ftohjes dhe herpesi gjenital

Pomadat që përmbajnë 3% propolis blete , të tilla si Herstat ose Coldsore-FX, mund të ndihmojnë në shpejtimin e kohës së shërimit ,në zvoglimin e simptomave në ftohje  si dhe në plagët  nga herpesi gjenital.

Një burim studimi i besuar zbuloi se kur propolisi kryesor aplikohej 3 herë në ditë, ai ndihmonte në shërimin e ftohjeve më shpejt se mostrajtimi. Studiuesit zbuluan se kremi propolis nuk ndikon vetëm në zvoglimin e sasisë së virusit të herpesit në trup, por gjithashtu mbron trupin ndaj shpërthimeve të ftohjeve në të ardhmen.

Kanceri

Gjithashtu, propolis blete sugjerohet të ketë një rol të caktuar në trajtimin e kancerit. Sipas një burimi studimor të sigurt, disa nga efektet anti- kancerogjene të substancës përfshijnë:

  • Mbajtjen e qelizave kancerogjene që të mos shumohen
  • Zvoglimin e qelizave të priruara për të qenë kancerogjene
  • Bllokimin e rrugëve sinjalizuese  të qelizave kancerogjene

Studimi, gjithashtu, sugjeron përdorimin e propolisit si një trajtim plotësuses- jo si një trajtim i vetëm- për kancerin. Një studim tjetër zbuloi se marrja e propolisit kinez mund të jetë një terapi plotësuese e dobishme në trajtimin e kancerit të gjirit, për shkak të efekteve të tij anti-tumoriale në qelizat e kancerit të gjirit.

Shqetësimet rreth sigurisë

Ende nuk ka prova të mjaftushme për të përcaktuar nëse produktet e propolis blete janë të sigurta, por  ato nuk konsiderohen me rrezik të lartë. Njerëzit, zakonisht, marrin disa propolis kur hanë mjaltë. Sidoqoftë, nëse jeni alergjik ndaj mjaltit ose bletëve, do të keni gjithashtu një reagim ndaj produkteve që përmbajnë propolis blete. Propolisi mund të shkaktojë edhe alergjinë e tij, kur përdoret për një kohë të gjatë.

Bletarët janë njerëzit që kanë më shumë të ngjarë të kenë alergji nga propolisi, sepse ata janë shumë afër përbërësit. Reaksioni alergjik më i shpeshtë është një shenjë në lëkurë e ngjashme me ekzemën. Flisni me mjekun tuaj përpara se të shtoni propolis blete në planin tuaj trajtues, veçanërisht nëse keni alergji ose astmë të hershme.

Ku mund të merrni propolis?

Propolis blete mund të blihet në farmaci ose dyqanet e produkteve bio. Format aktuale përfshijnë kremëra, pomade dhe larës. Propolisi mund të merret dhe ne mënyrë orale në formën e tabletave, i lëngshëm dhe kokërr. Aktualisht, nuk ka një dozë të rekomanduar nga ana mjekësore duke qenë se nevojiten shumë hulumtime. Një studim rekomandon një sasi afërsisht 70 mg në ditë, por ky nuk është një rekomandim i FDA . Prodhuesit mund të sugjerojnë dozën në etiketën e produktit.