Kerkime te shpeshta per renien e flokeve
Pse po me bien flokët?
Ky shqetësim që keni nuk është vetëm i juaji, sot më shumë se 45% e njerëzve në botë kanë përjetuar këtë situatë e cila, padyshim që ndikon si në aspektin fizik, pra ne pamjen tuaj të jashtme por më shumë në atë emocional, duke ulur vetëbesimin dhe humorin.
Faktorët që ju kanë ndikuar mund të jenë nga më të ndryshmit por në rastet më të shpeshta ata janë:
– Gjenetika
– Ndryshimet hormonale
– Sëmundje të ndryshme (gjendrat tiroide, semundje te lekures)
– Medikamente të ndryshme
Kjo gjendje nuk duhet tju lejë të pashpresë edhe pse mund të keni krijuar bindjen që asnjë gjë nuk mund të sjelli përmirësim, por po ju vë në dukje që është një fillim i mirë që ju po ndërgjegjësoheni dhe po kërkoni më shumë informacion për të. Sidomos sot zhvillimet dhe arritjet në këtë drejtim janë më mirë se kurdo herë, ndoshta me pak vullnet mund të fitoni prapë flokët dhe gjendjen e mëparshme.
Ne ndoshta nuk e dimë fiks se cili është shkaktari i cili ka ndikuar te ju, por me dëshiren tuaj ne mund tju vimë në ndihmë. Ju lutem na thoni, jepni pak më shumë informacion rreth gjendjes së flokëve tuaj dhe ne do ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur.