Kushtet dhe termat
Kushtet e përdorimit përshkruajnë termat që ju nevojiten gjatë përdorimit të faqeve në internet, platformave, shërbimeve dhe aplikacioneve. Ju duhet ti respektoni këto kushte dhe terma në momentin që përdorni faqen, pa kufizime, kur shikoni ose përdorni përmbajtjen tonë.
Kushtet qeverisëse
Këto kushte të përdorimit, së bashku me çdo kusht dhe term shtesë që referohet këtu në lidhje me një shërbim apo tipar specifik në Termat dhe Kushtet e mjekesia.com, përcaktojnë rregullat që duhet të zbatohen në faqe.
Ndryshimet në Kushtet e Përdorimit
Mjekesia.com mund të modifikojë kushtet e përdorimit,ose një pjesë të tyre,apo të shtojë, të heqë, modifikojë ato .
Këto ndërhyrje në faqe do të jenë menjëherë efektive pas postimit. Vënia në përdorim e faqes nga ana juaj pas modifikimeve konsiderohet si pranim i kushteve të ndryshuara.
Ndryshimet në site
Mjekesia.com mund të ndryshojë ose të ndërpresë çdo aspekt,shërbim ose tipar të faqes në çdo kohë,duke përfshirë përmbajtjen,kohën e disponueshmërisë dhe pajisjet e nevojshme për qasje dhe përdorim.
Pajisjet
Ju jeni përgjegjës për marrjen dhe mirëmbjatjen e të gjitha lidhjeve,programeve kompjuterike dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për hyrjen dhe përdorimin e faqes.
Përmbajtja dhe sjellja e përdoruesit
Kushtet e mëposhtëme zbatohen për përmbajtjen e paraqitur për përdoruesin dhe sjelljen e tij në zonat ndërvepruese të faqes.
Zonat ndërvepruese
Faqja mund të përmbajë seksione komentesh, forume diskutimi ose karakteristika të tjera ndërvepruese. Ju jeni përgjegjës për përdorimin e çdo zone ndërvepruese.
Udhëzimet e Komunitetit
Duke paraqitur ndonjë përmbajtje të Përdoruesit ose duke marrë pjesë në një Zonë Ndërvepruese brenda ose në lidhje me Faqen, ju pranoni t’i përmbaheni rregullave të mëposhtëm të sjelljes:
Ju pranoni që të mos të transmetoni ndryshe përmbajtjen me qëllimin e mohimit të të drejtave të të tjerëve duke përmendur çdo deklaratë apo veprim që bie ndesh me të drejtat e njeriut.
Përmbajtja mbrohet nga e drejta e autorit, marka tregtare, sekreti tregtar, e drejta e publicitetit ose të drejta të tjera të pronësisë dhe nuk mund të përdoret pa lejen e shprehur të pronarit.
Përmes përdorimit të zonave interaktive , ju mund të jeni të ekspozuar ndaj përmbajtjes së përshtatshme , kështu ju jeni duke I marrë përsipër të gjitha rreziqe të ndërlidhura.
E drejta e autorit
Faqja përmban materiale të mbrojtura nga e drejta e autorit , marka tregtare,duke përfshirë tekst, foto, video, grafikë dhe audio. E gjithë përmbajtja e faqes mbrohet nga të drejtat e Autorësisë. Mjekesia. Com gëzon të drejtat e autorit në përzgjedhjen, rregullimin dhe koordinimin e përmbajtjes origjinale.Ju nuk mund të modifikoni, botoni, transferoni apo shisni ndonjë nga përmbajtjet, pjesërisht apo tërësisht.Ju nuk fitoni asnjë nga të drejtat e autorësisë me publikimin e modifikuar të materialit.
Mjekesia.com respekton të gjithë personat që zotërojnë të drejtën e autorit dhe në këtë drejtim ne kemi zbatuar dhe miratuar një politikë për të siguruar heqjen e përmbajtjeve ku mund të ketë shkelje të autorësisë.
Nëse mendoni se puna juaj është kopjuar ju lutem të kontaktoni nëpërmjet adresave tona.
Në të tilla raste veproni si në vijim:
- Ju duhet të na pajisni me një nënshkrim fizik ose elektronik të personit të autorizuar në mënyrë ligjore për të vepruar në emër të pronarit të së drejtës ekskluzive.
- Identifikimi i materialit për të cilin pretendohet të ketë shkelje apo që është subjekt i veprimtarisë shkelëse.
- Një deklaratë që informacioni është i saktë dhe se pala ankuese është autorizuar të veprojë.
Kushtet e përdorimit dhe çdo rregull pune në mjekesia.com përbëjnë marrëveshjen e palëve në lidhje me këtë faqe. Dispozitat e këtyre kushteve janë në të mirë të faqes, filialeve, ofruesve dhe liçensuesve të përmbajtjes.