Aloe vera

Vështrim i përgjithshëm

Xheli i aloe vera është i njohur gjerësisht për lehtësimin e djegieve nga dielli dhe ndihmon në shërimin e plagëve. Por a e dini se bima juaj e preferuar në vazo mund të përdoret për shumë më tepër sesa për të lehtësuar djegiet nga dielli dhe për dekorimin e shtëpisë?

Sukulenti ka një histori të gjatë të përdorimit për qëllime mjekësore, që daton që nga Egjipti i lashtë. Bima është vendase në Afrikën e Veriut, Evropën Jugore dhe Ishujt Kanarie. Sot, aloe vera rritet në klimat tropikale në mbarë botën. Nga lehtësimi i urthit deri te ngadalësimi potencial i përhapjes së kancerit të gjirit, studiuesit sapo kanë filluar të zhbllokojnë përfitimet e kësaj bime universale dhe nënprodukteve të saj të shumta.

Lehtësim i urthit dhe aloe vera

Urthi dhe aloe vera

Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD) është një çrregullim i tretjes që shpesh rezulton në urth. Një përmbledhje e vitit 2010 sugjeroi që konsumimi i 100-300 gr xhel aloe vera gjatë vaktit mund të zvogëlojë ashpërsinë e GERD. Mund të lehtësojë gjithashtu probleme të tjera të lidhura me tretjen. Toksiciteti i ulët i bimës e bën atë një ilaç të sigurt dhe të butë për urthin.

Mbajtja e produkteve të freskëta

Mbajtja e produkteve të freskëta

Një studim i vitit 2014 i botuar në internet nga Cambridge University Press shqyrtoi bimët e domates të veshura me xhel aloe vera. Raporti tregoi prova se veshja bllokoi me sukses rritjen e shumë llojeve të baktereve të dëmshme në perime. Rezultate të ngjashme u gjetën në një studim të ngjashem por me mollët. Kjo do të thotë se xheli aloe mund të ndihmojë frutat dhe perimet të qëndrojnë të freskëta dhe të eliminojnë nevojën për kimikate të rrezikshme që zgjasin jetëgjatësinë e produkteve.

Aloe vera, një alternativë për shpëlarjen e gojës

Aloe vera, një alternativë për shpëlarjen e gojës

Në një studim të vitit 2014, të publikuar në Revistën Etiopiane të Shkencave të Shëndetit, studiuesit zbuluan se ekstrakti i aloe vera është një alternativë e sigurt dhe efektive për shpëlarësit e gojës me bazë kimike. Përbërësit natyralë të bimës, të cilët përfshijnë një dozë të shëndetshme të vitaminës C, mund të bllokojnë pllakën. Mund të sigurojë gjithashtu lehtësim nëse keni gjakderdhje ose mishra të fryrë.

Uljen e sheqerit në gjak

Ulja e sheqerit në gjak

Konsumimi i dy lugë gjelle lëng aloe vera në ditë mund të shkaktojë uljen e niveleve të sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet të tipit 2, sipas një studimi në Phytomedicine. Kjo mund të nënkuptojë se aloe vera mund të ketë një të ardhme në trajtimin e diabetit. Këto rezultate u konfirmuan nga një studim tjetër, i cili përdorte ekstrakt të pulpës.

Por njerëzit me diabet, të cilët marrin medikamente për uljen e glukozës, duhet të kenë kujdes kur konsumojnë aloe vera. Lëngu së bashku me medikamentet e diabetit mund të ulë numrin tuaj të glukozës në nivele të rrezikshme.

Aloe vera, një laksativ natyral

Aloe vera konsiderohet një laksativ natyral. Një pjesë e vogël e studimeve kanë shqyrtuar përfitimet e sukulentit për të ndihmuar tretjen. Rezultatet duket se janë të përziera.

Një ekip shkencëtarësh nigerianë kryen një studim mbi minjtë dhe zbuluan se xheli i bërë nga bimët tipike të aloe veras ishte në gjendje të lehtësonte kapsllëkun. Por një studim tjetër nga Instituti Kombëtar i Shëndetit shqyrtoi konsumin e ekstraktit të gjetheve të plota të aloe. Këto gjetje zbuluan rritjen e tumorit në zorrët e trasha të minjve laboratorikë.

Në vitin 2002, Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së kërkoi që të gjitha produktet laksative të aloe-s pa recetë të hiqen nga tregu amerikan ose të riformulohen.

Klinika Mayo rekomandon që aloe vera mund të përdoret për të lehtësuar kapsllëkun, por me masë. Ata këshillojnë se mjafton një dozë prej 0,04-0,17 gram lëng të thatë.

Nëse keni sëmundjen e Crohn-it, kolitin ose hemorroidet, nuk duhet të konsumoni aloe vera. Mund të shkaktojë ngërçe të rënda të barkut dhe diarre. Ju duhet të ndaloni marrjen e aloe verës nëse jeni duke marrë medikamente të tjera. Mund të ulë aftësinë e trupit tuaj për të përthithur barnat.

Përkujdesje lëkure

Përkujdesje lëkure

Ju mund të përdorni aloe vera për të mbajtur lëkurën tuaj të pastër dhe të hidratuar. Kjo mund të jetë për shkak se bima lulëzon në klimat e thata dhe të paqëndrueshme. Për t’i mbijetuar kushteve të vështira, gjethet e bimës ruajnë ujë. Këto gjethe të dendura në ujë, të kombinuara me përbërje të veçanta bimore të quajtura karbohidrate komplekse, e bëjnë atë një hidratues efektiv të fytyrës dhe qetësues dhimbjesh.

Potenciali për të luftuar kancerin e gjirit

Potenciali për të luftuar kancerin e gjirit

Një studim i ri i botuar në Mjekësi Plotësuese dhe Alternative të Bazuar në Dëshmi shqyrtoi vetitë terapeutike të aloe emodin, një përbërës në gjethet e bimës se aloe vera. Autorët sugjerojnë se sukulenti tregon potencial në ngadalësimin e rritjes së kancerit të gjirit. Megjithatë, nevojiten më shumë studime për të avancuar më tej këtë teori.

Perfundim

Ka një sërë mënyrash për të përdorur bimën aloe vera si xhel dhe ekstrakte të ndryshme që mund të bëhen prej saj. Studiuesit po vazhdojnë të zbulojnë metoda të reja për të vënë në përdorim këtë lëng. Sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj nëse planifikoni t’a përdorni në mënyrë mjekesore, veçanërisht nëse merrni ilaçe.